Këto janë fjalët e Bekim Haxhiut për Vjosa Osmanin

Aktuale

Këto janë fjalët e Bekim Haxhiut për Vjosa Osmanin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:53
Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu i njohur edhe si Kamishi është regjistruar sot për të pestën herë radhazi deputet i Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk e voton një qeveri si e ka quajtur ai mashtruese dhe presidente përçarëse.

Postimi i plotë:

Sot për të pestën herë radhazi u regjistrova deputet i Kuvendit të Kosovës.

Faleminderit përzemërsisht të gjithë votuesve që më besuan mandatin e 5-të për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke marrë besimin për deputetë pesë herë radhazi me numrin 109, qytetarët vlerësuan punën time dhe më obliguan që të vazhdoj edhe më me përkushtim të punoj në Kuvendin e Kosovës.

PDK nuk voton qeveri të mashtruesve dhe as presidente përqarse që etiketon vendin e vet.

Zotohem se do të vazhdoj të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës

Na priftë e mbara!

Përzemërsisht,

Bekim Haxhiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat