Jo Osmanin, Haradinaj ia jep një opsion Kurtit: Pos vetes, për president e votoj edhe këtë emër

Aktuale

Jo Osmanin, Haradinaj ia jep një opsion Kurtit: Pos vetes, për president e votoj edhe këtë emër

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në RTV Dukagjini tha se pos vetës, do ta votonte edhe dikë të familjes Jashari për president.  

“Pos vetes, e votoj edhe dikë të familjes Jashari. E pranoj dikë të familjes Jashari menjëherë”, tha Haradinaj.

Ish-kryeministri tha se AAK nuk ka votë për Vjosa Osmanin.

Haradinaj ka thënë se as nuk do t’i bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Osmanit.

“As nuk e votojmë e as nuk ia bëjmë kuorumin znj. Osmani për presidente”, ka thënë lideri i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat