Sali Berisha dërgon mesazh urimi për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën

Aktuale

Sali Berisha dërgon mesazh urimi për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën

Nga: A.Morina Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:00
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar Glauk Konjufcën, kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe Albin Kurtin, kryeministrin e ri të Kosovës.

Berisha iu uroi suksese në përmbushjen e misionit të tyre të lartë që në zgjedhjet e fundit ua besuan në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës.

“Ju ftoj të dashur miq t'ju percjellim urimet tona më të përzemërta kryetarit të parlamentit dhe UD së presidentit të Kosovës zotit Glauk Konjufca, kryeministrit të qeverisë së Kosovës zotit Albin Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij”, shkroi ish-kryeministri i Shqipërsië, Sali Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mesazh urimi per Kryetarin e Parlamentit te Kosoves dhe UD te Presidentit!

Te dashur miq, sot u mblodh parlamenti i ri i Kosoves, i cili zgjodhi kryetar te parlamentit dhe njeherazi UD te presidentit te republikes te Kosoves, nenkryetarin e Levizjes se VeteVendosja z. Glauk Konjufca.

Pas Zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se tij parlamenti vazhdoi punimet ne nje seance te jashtezakonshme ne te cilen votoi per kryeminister te Kosoves zotin Albin Kurti kryetar i Levizjes VeteVendosja si dhe qeverine e paraqitur nga zoti Kurti dhe programin e saj.

Ju ftoj te dashur miq tju percjellim urimet tona me te perzemerta kryetarit te parlamentit dhe UD se presidentit te Kosoves zotit Glauk Konjufca, kryeministrit te qeverise se Kosoves zotit Albin Kurti dhe ministrave te kabinetit te tij.

Tju urojme sukses ne permbushjen e misionit te tyre te larte qe ne zgjedhjet e fundit ua besuan ne menyre plebishitare qytetaret e Kosoves! Urime! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat