Petkoviç reagon ndaj deklaratës së Kurtit për Asociacionin

Aktuale

Petkoviç reagon ndaj deklaratës së Kurtit për Asociacionin

Nga: F.B Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:24
Petar Petkoviç

“Porositë e Albin Kurtit, me të cilat vë në dyshim themelimin e Asociacionit të komunave serbe dhe kërcënimi ndaj Serbisë për dëmshpërblim të dëmeve të luftës varrosin çdo mundësi dhe ardhmëri të dialogut”, ka thënë negociatori në bisedime dhe kreu i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën Petar Petkoviç, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Kjo kërkesë është absurde nëse merret parasysh e drejta ndërkombëtare, sipas të cilës është e pamundur që një krahinë të kërkojw dëmshpërblim nga shteti i vet”.

Duke reaguar në deklaratën e Kurtit se Beogradi duhet të ofrojë kompensim për dëmtimin e pasurisë dhe pamundësinë e formimit të Asociacionit, në kumtesën për media Petkoviç nënvizoi se parakusht themelor për vazhdimin e dialogut është besimi i ndërsjellë, që mungon pa respektimin dhe përmbushjen e marrëveshjeve të nënshkruara.

“Beogradi është partner i besueshëm në dialog dhe ka përmbushur obligimet e veta ndërkombëtare, gjë që pret edhe nga pala tjetër në tavolinë të përmbush obligimet dhe të jetë partner i besueshëm. Prandaj presim nga Prishtina të braktis retorikën e luftës dhe në vend të kërcënimit me ‘Shqipërinë e Madhe’ apo mohimit të obligimeve të qaset në themelimin e asociacionit e cila u arrit si marrëveshje në Bruksel para 2.894 ditëve, pa interpretime të mëvonshme”, tha Petkoviç.

Ai shtoi se Beogradi do të jetë i gatshëm për bisedime dhe mbështet iniciativat dhe marrëveshjet që kanë qëllim ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët dhe paqes në këto hapësira, por nuk do të pranojë kurrë kërcënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat