Zaev uron Kurtin: Vazhdojmë dialogun në bashkëpunimin evropian dhe euroatlantik

Aktuale

Zaev uron Kurtin: Vazhdojmë dialogun në bashkëpunimin evropian dhe euroatlantik

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:05
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka dërguar letër urimi Albin Kurtin për zgjedhjen e tij për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Në letër, gjithashtu edhe gjatë bisedës telefonike që realizuan dje, Zaev i dëshiroi suksese kolegut të tij në kryerjen e funksionit dhe shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Bashkëpunimi ynë realizohet përmes dialogut të hapur politik, bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, përmes bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe tregtar, një trend që ne presim të vazhdojmë me intensitet të pakësuar në periudhën e ardhshme që do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”, shkruan Kryeministri Zaev në letrën drejtuar Kryeministrit të Kosovës Kurti.

Në letër, Zoran Zaev shprehet se është i bindur që dialogu dhe bashkëpunimi politik do të vazhdojë me intensitet të pa zbehur dhe me theks të veçantë në bashkëpunimin evropian dhe euroatlantik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat