Osmani: Drejtësia ka munguar, e kemi për detyrë të bëjmë gjithçka që ajo të bëhet e mundshme

Aktuale

Osmani: Drejtësia ka munguar, e kemi për detyrë të bëjmë gjithçka që ajo të bëhet e mundshme

Më: 28 mars 2021 Në ora: 18:25
Vjosa Omsani duke bërë homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, drejtësia ka munguar dhe ne e kemi borxh institucional që të bëjmë gjithçka drejtësia të bëhet e mundshme e që kryesit e këtyre masakrave të marrin dënimin meritor.

Postimi në Facebook:

Sot ndamë dhimbjen me familjet Bogujevci e Duriqi, të cilat 22- vjet më parë në Podujevë humbën më të dashurit e tyre në një ndër masakrat më mizore të forcave serbe mbi civilët shqiptar. Shumica dërmuese e të vrarëve ishin fëmijë.

Drejtësia deri sot ka munguar, ndërkaq ne e kemi borxh institucional, e mbi të gjitha moral e njerëzor, që të bëjmë gjithçka drejtësia të bëhet e mundshme e që kryesit e këtyre masakrave të marrin dënimin meritor!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat