Anëtarja e Kryesisë së LDK-së thumbon Kurtin: Shfaqje teatrale për të luajtur rolin e shpëtimtarit

Aktuale

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së thumbon Kurtin: Shfaqje teatrale për të luajtur rolin e shpëtimtarit

Nga: A.Zh Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:02
Lumir Abdixhiku dhe Sibel Halimi

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, e quajtur “shfaqje teatrale” ceremoninë e mbrëmshme, për pritjen e vaksinave në Aeroportin e Prishtinës nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia.

Ajo ka akuzuar politikanët se po shfrytëzojnë egërsisht fatkeqësinë e vendit të varfër, përcjell Bota sot.

Për rritjen e rasteve me Koronavirus, Halimi ka fajësuar partitë politike, teksa ka kërkuar që kalkulimet me jetë njerëzish të marrin fund.

Reagimi i saj në Facebook:

Shfaqja teatrale e mbrëmjes së djeshme për të luajtur rolin e shpëtimtarit në Aeroportin e Prishtinës dhe rrjete sociale, shpërfaq realitetin e hidhur të politikës kosovare dhe jo vetëm karshi ndjeshmërisë ndaj njeriut dhe gjendjes së tij. Ngarendja për të marrë primatin se kush e solli vaksinën, nuk është asgjë tjetër pos shfrytëzim i egër i fatkeqësisë së këtij vendi të varfër dhe të lënë anash nga çfarëdo agjende ndërkombëtare për zhvillim.

Betejën me kujdesin e dhembshurinë ndaj kësaj situate, partitë politike e kanë humbur gjatë fushatës elektorale, prandaj sot rritja marramendëse e rasteve me COVID-19 janë rezultat edhe i tyre!

Andaj, kalkulimet e tilla me jetë njerëzish, duhet të marrin një fund, në të kundërtën, ne do të vazhdojmë të jetojmë në mjerimin e ç‘njerëzores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat