Qorrolli thotë se deputetët e Osmanit do të kalojnë në LDK, tregon kur do të ndodh kjo

Aktuale

Qorrolli thotë se deputetët e Osmanit do të kalojnë në LDK, tregon kur do të ndodh kjo

Nga: G.B Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:50
Vigan Qorrolli

Analisti politik Vigan Qorrolli, ka reaguar pas vendimit të LDK-së për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK e konfirmoi qëndrimin e tij që e kishte deklaruar para shumë ditësh, përcjell Bota sot.

Qorrolli ka thënë se pas 2-4 muaj pas zgjedhjes së presidentit, do të realizohet marrëveshja për kalimin e deputetëve të Listës Guxo në GP të LDK-së.

Postimi i tij i plotë:

LDK sot e konfirmoi qëndrimin tim të deklaruar që para shumë ditësh: pjesëmarrjen në seancë.

Marrëveshja për kalimin e deputetëve të Listës Guxo në grupin parlamentar të LDK-së — do të realizohet brenda 2-4 muajve pas zgjedhjes së Presidentes.

#Urime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat