Sali Berisha i drejtohet Lumir Abdixhikut: Vendim largpamës, konstruktiv dhe burrëror

Aktuale

Sali Berisha i drejtohet Lumir Abdixhikut: Vendim largpamës, konstruktiv dhe burrëror

Nga: N. H Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:31
Sali Berisha dhe Lumir Abdixhiku

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherit ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit ka vendosur t’i mundësojë Kuvendit të Kosovës zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës.

Berisha thotë se ky është një vendim largpamës, konstruktiv dhe burrëror e në respekt të plotë të vullnetit të qytetarëve.

“Shpreh kënaqësinë time dhe përshëndes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesinë e kësaj partie për këtë vendim largpamës, konstruktiv dhe burrëror e në respekt të plotë të vullnetit të qytetarëve dhe interesave më të mira të Kosovës”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ja shkrimi i Berishës:

Një përshëndetje për LDK dhe vendimin e saj!

Miq, Kryetari i LDK, z. Lumir Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK në një akt në vlerësimin tim në interesin më të mirë të Kosovës, ka vendosur me shumicë absolute votash t’i mundësojë parlamentit të vendit zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani presidente e Kosovës.

Me këtë rast shpreh kënaqësinë time dhe përshëndes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesinë e kësaj partie për këtë vendim largpamës, konstruktiv dhe burrëror e në respekt të plotë të vullnetit të qytetarëve dhe interesave më të mira të Kosovës. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat