“Vjosa Osmani figurë përçarëse”/ Reagon Mushkolaj: S’ka faj Enveri, ja çfarë thotë për Hashim Thaçin

Aktuale

“Vjosa Osmani figurë përçarëse”/ Reagon Mushkolaj: S’ka faj Enveri, ja çfarë thotë për Hashim Thaçin

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:52
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka vota për Vjosa Osmanin presidente.

Kështu ka thënë u.D i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për shtypi.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani është figurë përçarëse dhe se funksionon nën diktatin e Albin Kurtit.

Hoxhaj ka thënë se Osmani nuk është konsesnusale, në vazhdimësi në karrierën e saj politike ka vepruar në bazë të interesave personale.

Tutje ka thënë se figura e saj nuk është unifikuese dhe si subjekt më i madhi opozitar kërkojnë një kandidat konsensual.

Por, pas kësaj deklarate ka reaguar analisti politik Imer Mushkolaj.

Mushkolaj ka ironizuar duke thënë se nuk ka faj Enveri, dhe se i kujtohet figura unifikuese e Hashim Thaçit.

“S'ka faj Enveri. Hala m'kujtohet Hashim Thaçi çfarë figure unifikuese ka qenë”, ka shkruar Musholaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat