Ministri Murati priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

Ministri Murati priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për thellim të bashkëpunimit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:34
Foto nga takimi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ku kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga marrëveshja kornizë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij gjerman.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde e uroi Ministrin Murati për detyrën e re dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit gjerman për ndihmë dhe bashkëpunim me institucionet qeverisëse të Kosovës, veçanërisht Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërsa, Ministri Murati e falënderoi Ambasadorin Rohde për urimet dhe vizitën dhe e njoftoi atë për planet dhe prioritetet e institucionit që drejton.

Gjithashtu e shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë Kurti për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat