Hodaj: Presidentja mund të bëjë padi ndaj fyerjes që i është bërë

Aktuale

Hodaj: Presidentja mund të bëjë padi ndaj fyerjes që i është bërë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:35
Vjosa Osmani

Ditën kur Vjosa Osmani u bë presidente, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, Ardian Kastrati me anë të një postimi në “Facebook” ofendoi rëndë gruan e parë të shtetit, e më pas e fshiu atë postim duke thënë se nuk kishte të bënë asgjë më të.

I ftuar në emisionin “CONTEXT”, avokati, Taulant Hodaj ka treguar se presidentja mund të bëjë padi kundër shpifjes apo fyerjes duke shtuar se padi të tilla ka bërë edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga ndaj një mediumi kur kanë publikuar një fotografi të papërshtatshme të saj.

“Presidentja mundë të bëjë një padi kundër shpifjes dhe fryrjes, theksi se një padi të tillë e ka bërë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga ndaj një mediumi kur i është publikuar një fotografi e papërshtatshëm të saj edhe në atë padi pastaj është marrë e përkohshme dhe i është ndalur atij mediumi që të vazhdoj të publikoj deri të zgjidhet konteksti,”- ka thënë Hodaj.

Për më shumë shikoni videon e plotë: 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat