​Prokuroria i ngrit aktakuzë, Ragip Begaj thotë se nuk është në dijeni

Aktuale

​Prokuroria i ngrit aktakuzë, Ragip Begaj thotë se nuk është në dijeni

Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:40
Ragip Begaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i ka ngritur aktakuzë kryetarit të Komunës së Malishevës Ragip Begaj, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. I njëjti i kontaktuar nga KosovaPress, ka deklaruar se nuk ka marrë njoftim zyrtar për këtë gjë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragim Begaj, tha se nuk është në dijeni që Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij.

“Unë nuk kam marr informatë ende, zyrtare nuk kam marrë kurrgjë. Nuk kam dijeni kurrgjë, nuk jam në dijeni për çka”, tha shkurt ai.

Ditën e sotme, Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.

Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat