Blerim Vela i bashkohet Vjosa Osmanit në presidencë, ja pozita e rëndësishme e tij

Aktuale

Blerim Vela i bashkohet Vjosa Osmanit në presidencë, ja pozita e rëndësishme e tij

Nga: P.R Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:22
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook ka bëtë të ditur se Blerim Vela do të jetë Shef i Stafit të Presidentes.

“Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit”, shkruan ndër tjerash Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.

Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.

Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.

Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat