Kosova dhe Izraeli do të kenë linjë fluturimi Prishtinë -Tel Aviv

Aktuale

Kosova dhe Izraeli do të kenë linjë fluturimi Prishtinë -Tel Aviv

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:18
Damian Brikman

Njohja nga Izraeli ka bërë që nga dy vendet të hapen shumë mundësi për bashkëpunim të ndërsjelltë.

Damian Brikman, bashkëthemelues dhe CEO i KIDIC (Korporata për Zhvillim Kosovë-Izrael), tha për RTK se është i lumtur që ka ardhur në Kosovë.

Ai bëri me dije se do të bisedojnë për fillimin e fluturimeve nga Prishtina për Izrael.

Disa javë më parë Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem. Kjo pasoi vetëm pak kohë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.

Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat