Edita Tahiri publikon fotografi me Sali Çekajn, tregon çfarë i tha në një nga takimet e fundit

Aktuale

Edita Tahiri publikon fotografi me Sali Çekajn, tregon çfarë i tha në një nga takimet e fundit

Nga: G.B Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:33
Edita Tahiri dhe Sali Çekaj

Edita Tahiri ka përkujtuar Agim Ramdanin, Sali Çekaj e të tjerët që luftuan në betejën e Koshares, ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.

Ajo ka publikuar një foto në Facebook me heroin Sali Çeka, në një nga takimet e fundit me të, ku i kishte treguar për vendimin e tij, përcjell Bota sot.

Tahiri ka thënë se trimëria dhe flijimi i Agim Ramadanit, Sali Çekut dhe të tjerëve përbëjnë lavdinë e luftës për liri e pavarësi.

Postimi i saj i plotë:

Në kujtim të betejës së Koshares, që ishte një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, që arriti ta thyejë kufirin shqiptaro-shqiptar. Trimëria dhe flijimi i Agim Ramadanit, Sali Çekut dhe të tjerëve përbëjnë lavdinë e luftës për liri e pavarësi. Saliu ishte sekretar i degës së LDK-së në Gjermani dhe prej aty është nisur në luftë. Në njërin nga takimet e fundit para vendimit për tu bërë ushtar lirie më kishte treguar për vendimin e tij. Ishte intelektual dhe trim dhe u bë hero kombëtar. Lavdi për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat