Haxhiu pret në takim drejtueset e KOMF, diskutojnë për trajtimin e rasteve të abuzimit seksual

Aktuale

Haxhiu pret në takim drejtueset e KOMF, diskutojnë për trajtimin e rasteve të abuzimit seksual

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:37
Foto nga takimi

Sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me këshilltarin e lartë politik Genc Nimoni pritën në takim drejtoreshën Donjeta Kelmendi dhe Ibadete Krasniqi.

Në këtë takim u disktua lidhur me draftin e Kodit Civil me theks të veçantë për librin për familjen, çështjet që ndërlidhen me të drejtat e fëmijëve, afatet në procedurat e adaptimit, strehimin familjar-rezidencial etj.

Si shqetësim u ngrit edhe çështja e neglizhencës institucionale në trajtimin e rasteve të viktimave nga abuzimi seksual, në veçanti neglizhenca e prokurorisë në trajtim të rasteve të kësaj natyre.

Gjithashtu drejtueset nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e fëmijëve shtruan nevojën e monitorimit të Qendrës Korrektuese në Lipjan me qëllim të njoftimit lidhur me ofrimin e kushteve për gratë dhe të miturit në këtë qendër.

Ministrja e Drejtësisë, znj. Haxhiu i ofroi mbështetje organizatave jo-qeveritare të këtij koalicioni në çështjen e kontributit të tyre për projekt kodin civil duke shprehur vullnetin për adresimin në kuadër të grupeve brenda Ministrisë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.

Gjithashtu sa i përket rasteve të abuzimeve seksuale, Ministrja shprehi nevojën urgjente për koordinim institucional në raport me këto raste si dhe ofroi bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë në raport me monitorimin në Qendrën Korrektues në Lipjan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat