Eksperti amerikan ka këtë koment pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente

Aktuale

Eksperti amerikan ka këtë koment pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente

Nga: D.RR Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:23
Vjosa Osmani

Eksperti amerikan për politikë, Alon Ben-Meir, në një postim në Facebook ka postuar një fotografi të presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ai thotë se Kosova është vend me tradita patriarkale, mirëpo thekson se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit treguan se gratë fituan gati 40 përqind të vendeve në Parlament.

Ben-Meir shton se kjo është një shenjë e qartë se gratë po rrisin shpresën në Kosovë.

Postimi i plotë:

Edhe pse traditat patriarkale janë ende të forta në Kosovë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit treguan se gratë fituan gati 40 përqind të vendeve në Parlament. Kjo është një shenjë e qartë se gratë po rrisin shpresën në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat