Policët e Kosovës të palodhshëm/ Në mesnatë kujdesen për menaxhimin e situatës me Covid-19

Aktuale

Policët e Kosovës të palodhshëm/ Në mesnatë kujdesen për menaxhimin e situatës me Covid-19

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:59
Policët e Kosovës

Që nga shfaqja e pandemisë në vend, policët e Kosovës kanë qenë në krye të detyrës, në të gjitha rajonet, duke punuar me plot përkushtim.

Ata kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19, madje shumëherë kanë punuar edhe me orar të zgjatur.

Edhe në këto momente, ata gjenden në krye të detyrës duke e përmbushur objektivin e përbashkët, parandalimin dhe luftimin e koronavirusit.

Me vendimin e Qeverisë, nga ora 22:00 deri në 05:00, Kosova gjendet në orë policore.

Se sa po zbatohet ky vendim, policët tanë po përkujdesen përmes patrullave në të gjitha anët e Kosovës.

“Parandalimi dhe luftimi i pandemisë Covid-19, është objektiv i përbashkët për të gjithë. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, në të gjitha rajonet e Kosovës po punon me përkushtim që edhe pas orës 22:00, të zbatohen vendimet marra nga autoritete shtetrore në mënyrë që menaxhimi i masave dhe kufizimeve të jetë sa më efikas dhe në interes të shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e tyre.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat