Moderatori Berisha ka probleme me komentuesit, ka një thirrje për Policinë

Aktuale

Moderatori Berisha ka probleme me komentuesit, ka një thirrje për Policinë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 08:56
Ridvan Berisha

Moderatori i RTK-së, Ridvan Berisha, ka reaguar ndaj komenteve që i janë bërë në profilin e tij në Facebook, pas vendimit për suspendim.

Gjuhën që e kanë përdorur komentuesit, ai e ka quajtur anti semite, derisa e ka ftuar Policinë e Kosovës që të merren me trajtimin e këtij rasti.

“Ja si e perjetuan komentuesit fashist – vendimin e Ngadhnjim Kastrarit e Festim Muçajt dhe te Xhymret Veliut per t me larguar nga ekrani nen ndikimin e islamit politik dhe perfaqesimit te se keqes qe quhet Ridvan Berisha. Lorik Arifaj si manipulant fetyreposhter kamuflohet çdokund! Kjo eshte gjuhe anti semite, Uroj te ‘gezohet’ Asociacioni’ morbid i gazetareve, nje krijese totalisht e pavlere!”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, në një reagim në profilin e tij në Facebook para disa ditësh, gazetari Ridvan Berisha, ka thënë se është suspenduar nga puna. Ai ka thënë se nuk do të jetë në ekran derisa komisini disiplinor ta trajtojë çështjen e tij.

Në këtë postim Berisha ka akuzuar drejtorin e RTK-së, Ngadhnjim Kastrati dhe dy kolegët e tij Xhymret Veliu e Festim Kabashi, që sipas tij punën për të ia kanë kryer Albin Kurtit. Të njëjtit i ka quajtuar oportunë e konformistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat