Shefqet Krasniqi ka gjasa mos të ‘hip’ në këtë autobusë të Trafikut Urban!

Aktuale

Shefqet Krasniqi ka gjasa mos të ‘hip’ në këtë autobusë të Trafikut Urban!

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:06
Laura Mirena

Kaltrina Ibishi një qytetare e Kosovës përmes një postimi në llogarin e saj Facebook, i është kundër përgjigjurë imamit Shefqet Krasniqit pas deklaratës së tij ku u shpreh se gratë janë vetëm për në kuzhinë.

Kaltrina përmes këtij postimi, tregoi qe gratë mund të bëjnë shumë me shumë se sa u tha nga Sheqfet Krasniqi.

Gjithashtu la të nënkuptohet qe gratë mund të kryejn edhe “punët e burrave”.

Për të vërtetuar fjalët e saj ajo përdori si shembull një shofere autobusi në Prishtinë.

Ajo tregoi punën e mirë që bënë Laura Mirena si shofere e autobusit, e mbi të tjera ajo u shpreh se është shumë krenare të vozitet nga një zonjë.

Më poshtë postimi i plotë:

Është linja e autobusit 1A me të cilën udhëtoj çdo ditë për në punë. Ndjehem tepër rehat me këtë shërbim të transportit, por në të njejtën kohë edhe shumë krenare me u vozitë nga një vajzë e zonja si kjo.

Sinqerisht, unë mendoj që nuk ka bazë religjioze që e përcakton profesionin e askujt, e aq më pak të gjinisë femërore !

P.s.: Në foto: Znjsh. drejtuese e automjetit.  © Kaltrina Ibishi (foto e realizuar me autorizimin e saj). Rikujtim: Për Z. Shefqetin dhe “shefqetërit” e mendësisë së llojit të po këtij, Ju lutem përditësohuni me realitetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat