Vjen kërkesa e fundit nga kryetari i gastronomëve për qeverinë Kurti

Aktuale

Vjen kërkesa e fundit nga kryetari i gastronomëve për qeverinë Kurti

Më: 14 prill 2021 Në ora: 22:16
Ilustrim

Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës që ende nuk ka ndodhur asgjë me ekonominë, çfarë mund të ndodhë nëse nuk hapet sezona e verës.

Kllokoqi ka thënë se nëse nuk do ketë sezone të verës edhe këtë vit, Kosova do të humb infuzionin e saj kryesor që është Remitanca.

“Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën! Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka thënë se do të bashkëpunojnë me qeverinë që të gjithë bashkë të dalin nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti dëmtoi gastronomët.

“Në mes të protestës, fyerjes, penalizimit, ne po e zgjedhim bashkëpunimin dhe konsultimin. Si  kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeven, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta. Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne”, ka thënë i pari i gastronomëve.

Ndërsa ai ka uruar që të gjendet një rrugë e përbashkët ose përndryshe, mos të vajtohet kur rinia lëshon vendin.

“Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat