Ditë e zezë për Kosovën, vetëm sot u shuan katër jetë, pamjet tronditëse

Aktuale

Ditë e zezë për Kosovën, vetëm sot u shuan katër jetë, pamjet tronditëse

Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:07
Pamje nga aksidenti në fshatin Raçë

Dita e shtunë Kosovën e përcjelli me dy ngjarje tragjike.

Pothujase në të njëjtën kohë, qytetarët e Kosovës u përballën me dy lajme tronditëse.

Pas një përleshje me armë zjarri, në tregun e Mitrovicës, humbi jetën një person.

Sipas policisë, nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagsour edhe dy persona të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në spital.

Jo zyrtarisht, raportohet se vrasësi dyshohet se është një biznesmen.

“Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë katër persona civil, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, tre persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima V. F., 27 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë vazhdojnë të jenë në tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Poashtu gjatë ditës së sotme, në anën tjetër të Kosovës, në Gjakovë, ndodhi një aksident tragjik, ku si pasojë e tij humbën jetën 3 persona

Në aksidentin e sotëm që ndodhi në fshatin Raçë, personat që humbën jetën ishin pothuajse të moshës së njëjtë.

Siç mësoi media, dy nga ta ishin shtetas kosovar nga komuna e Gjakovës, respektivisht nga fshatrat Bishtazhin dhe Moglicë dhe njëra është shtetase nga Shqipëria, nga komuna e Shkodrës.

“Viktimat e aksidentit janë 34-vjeçari Pjetër Ndrecaj dhe Rokson Domgjonaj dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria Blerina Meqaj”, tha ky burim.

Viktima P.N – mashkull, 34 vjeçar nga fshati Pjetershan

Viktima R.D – mashkull, 37 vjeçar nga fshati Bishtazhin

Viktima  B.M – femer, 33 vjeçare nga Shkodra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat