Kryesia e LDK-së merr disa vendime të rëndësishme – kjo do të jetë alternativa opozitare ndaj Qeverisë Kurti

Aktuale

Kryesia e LDK-së merr disa vendime të rëndësishme – kjo do të jetë alternativa opozitare ndaj Qeverisë Kurti

Nga: N. H Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:58
Lumir Abdixhiku

Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takim në zyrën qendrore, shkruan gazeta “Bota sot”.

Përmës një komunikate për media, bëhet e ditur se në këtë mbledhje të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, kryesia e Lidhjes Demokratike, ka aprovuar edhe formimin e gjashtë departamenteve.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim: Departamenti i Politikës së Jashtme; Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë; Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit; Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit; Departamenti i Shëndetësisë; Departamenti i Rinisë; Departamenti i Avancimit Shoqëror. Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK.

Ja komunikata e plotë:

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm si në vijim:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.

Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative:

Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;

Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike;
 

Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:
 

Departamenti i Politikës së Jashtme;

Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;

Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;

Departamenti i Shëndetësisë;

Departamenti i Rinisë;

Departamenti i Avancimit Shoqëror.

Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat