MPJ gjermane jep detaje për vizitën e nesërme të ministrit Mass në Kosovë

Aktuale

MPJ gjermane jep detaje për vizitën e nesërme të ministrit Mass në Kosovë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:48
Heiko Maas

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Zëdhënësja e MPJ-së në Gjermani, Maria Adebahr ka dhënë detaje për vizitën e nesërme të tij në Kosovë.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass viziton të enjtën Kosovën dhe pritet të takohet me Kryeministrin Albin Kurtin, Presidenten Vjosa Osmanin dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla.

E zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr në një konferencë për media ka thënë se bisedimet do të përqendrohen në çështjet aktuale si dhe do të diskutohet edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ju njoftoj se Ministri Federal i Jashtëm, Mass, do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi të enjten dhe të premten. Në Prishtinë dhe Beograd ai do të zhvillojë bisedime politike me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të të dyja vendeve. Bisedimet do të përqendrohen në çështjet aktuale në marrëdhëniet tona dypalëshe si dhe për dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE, të cilën ne e mbështesim shumë.”, ka thënë Adebahr.

“Në këtë proces të Berlinit, ne jemi edhe një herë dhe jemi të kënaqur për roli pritës këtë vit. Në këtë drejtim, bisedimet do të përqendrohen gjithashtu në mbështetjen për bashkëpunimin rajonal brenda kornizës së këtij procesi të Berlinit. Të gjitha këto janë tema të cilave u kushtohet Procesi i Berlinit.’, ka thënë ajo në konferencë.

Tutje, ajo ka thënë se nesër në Prishtinë, pas takimeve do të ketë edhe konferencë për media ashtu edhe një ditë më pas në Beograd.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat