Flet 17 vjeçarja që ishte në villë me “Ciprrën” gjatë arrestimit të tij, ja çka thotë

Aktuale

Flet 17 vjeçarja që ishte në villë me “Ciprrën” gjatë arrestimit të tij, ja çka thotë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:25
Besim Hajdari, i njohur si “Ciprra“

Media ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Besim Hajdarit, i njohur si “Ciprra“, në Podujevë. Arrestimi i tij vjen për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

“Ciprra” në momentin e arrestimit u gjet në një villë, në rrugën Prishtinë-Podujevë, me një vajzë të mitur.

17-vjeçarja me vetëiniciativë ka folur ekskluzivisht për Indeksonline teksa edhe sqaroi tërë raportin e saj me Besim Hajdarin.

Ajo (emër i njohur për redaksinë) thotë se për lidhjen me Besim Hajdarin, ishte e njoftuar edhe familja e saj.

Tutje, 17-vjeçarja tregon që asnjëherë Besim Hajdari nuk e detyroi të bëjë gjëra me dhunë.

“Unë jom kan kur u arrestu Besim Hajdari, jom kan me ta, jo për qe m’ka qu aj me dhunë mu, po unë jom e njoftume me ta. Besim Hajdari asniherë në jetë s’ka qu dorë në mu, as su m’ka shti me bo diçka t’pahijshme. S’muj e thom diçka qe s’osht. Unë me Besim Hajdarin jena bashk që 1 vit pothuajse. Edhe jom kan femra ma e lumtur n’botë. Unë jam vajza e dikujt, jam e njoftume me Besim Hajdarin edhe normal qe familja jem e din”, tha ajo.

E mitura thotë se do të kërkojë drejtësi për Besim Hajdarin, pasi që sipas saj, ai është njeri i mirë.

“Unë si femër, vajzë, motër, shoqe e dikujt kom me dal para drejtësisë edhe me ju tregu qe Besim Hajdari nuk osht qysh menojn njerzt për ta. Ata qe e njohin edhe e din qysh osht edhe çfar njeri i mirë osht. Nëse për juve jo, për mu osht njeri ma i mirë, me zemërmirë qe kom taku najherë”, tha ajo.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër Besim Hajdarit.

Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tij po të lihej në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat