Komisioni për të drejtat e njeriut i premton mbështetje shoqatave për gratë e dhunuara gjatë luftës

Aktuale

Komisioni për të drejtat e njeriut i premton mbështetje shoqatave për gratë e dhunuara gjatë luftës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:12
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka diskutuar sot me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. Ky takim u vlerësua vetëm informues, ndërkohë u tha se komisioni do t’i kushtojë rëndësi të veçantë kësaj kategorie në këtë legjislaturë. Për t’i njoftuar nga afër deputetët me kërkesat e tyre, në komision ishin rreth nëntë shoqata. Derisa pas prezantimin të tyre, mbledhja e komisionit vazhdojë pa prezencën e mediave.

Kryetarja e komisionit, Duda Bajle tha se gjatë punës së komisionit do t’i shtyjnë përpara kërkesat e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.

Balje: Kjo çështje do të jetë prioritet i komisionit

“Ne si komision kemi vendosur me pas një takim njoftues sot me juve. Këtu janë prezentë nëntë organizata joqeveritare. Me neve është edhe kryetari i komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të qytetarëve të dhunuar. Ne si komision edhe mandatin e fundit kemi menduar se kjo çështje do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të jetë një prej prioriteteve të komisionit edhe për këtë legjislaturë. Kënaqësi e madhe është se këtë herë kemi edhe zonjën Vasfije bashkë me neve”, tha ajo.

Këtë takim me shoqatat, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfilje Krasniqi e cilësoi vetën informues.

Krasniqi; Ky takim është veçse të njoftohemi

“Ky takim është veçse të njoftohemi sa më shumë me secilën shoqatë që merret me viktimat e dhunës seksuale, pa marrë parasysh se a janë të licencuar për komision, apo jo”, u shpreh ajo.

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti e konsideroi këtë takim të rëndësishëm.

Rushiti: Takimet e tilla janë të rëndësishme

“Është nder dhe kënaqësi me qenë pjesë e takimit të parë, për si organizata, kjo flet për rëndësinë që i kemi dhënë të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës. Fakti që e kemi Vafijën aty tregon që rëndësia është brenda (institucioneve), por edhe mundësinë që me qenë sot bashkërisht dhe me pa kërkesat dhe shqetësimet që i adresojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale”, tha ajo.

Krahas kësaj, takimet e tilla i mirëpritet edhe përfaqësuesit e shoqatave të tjera për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat