Tomë Gashi hedh dyshime të rënda mbi prokurorinë për fshehje të provave për vdekjen e Astrit Deharit

Aktuale

Tomë Gashi hedh dyshime të rënda mbi prokurorinë për fshehje të provave për vdekjen e Astrit Deharit

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:41
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi  përmes një komenti në Facebook ka shkruar se tani e ka te qartë arsyen pse Prokuroria Speciale nuk po e dorëzin procesverbalin e vendshiqimit të kryer në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 22.10.2020 në prezencë edhe të ekspertëve zvicran.

Ai ka reaguar edhe ndaj vizitës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut në qendrën e paraburgimit në Prizren, aty ku me 05.12.2016 është u  vra aktivisti,  Astrit Dehari.

Sipas tij gjatë kësaj vizite, Haxhiut iu tregua vetëm një derë e fshehtë e burgut.

Gashi tutje ka hedhur edhe dyshime ndaj prokurorisë, pasi thotë se ka ende arsye për të fshehur nga ata.

Postimi i plotë:

Tani e kam të qartë se pse Prokuroria Speciale, nuk po na e dërgon Procesverbalin e vendshiqimit të kryer në Qendren e Paraburgimit në Prizren me 22.10.2020 në prezencë edhe të eksperteve zvicran.

Si dhe nga kush u vu në lajthim ministrja e Drejtesise znj.Albulena Haxhiu, në mandatin e parë të saj me rastin e vizitës në qendren e paraburgimit në Prizren, aty ku me 05.12.2016 është vra Astrit Dehari.

Pse asaj iu tregua vetëm një derë e fshehtë e burgut që dërgon në ndërtesën e Policise ne Prizren, kur ka edhe dyer të tjera sekrete, njëra tek zyrët e drejtorit të burgut, që e lidh burgun me ndërtesen e policisë- aty nuk ka kamera.

Ka edhe dyer të tjera për të cilat Ministres nuk i treguan fare, oborri i qendrës së paraburgimit është i lidhur krejtesisht me ndertesën e Policisë...

Të gjithë i kemi parë ato dyer, të gjithë e kemi parë oborrin e burgut që lidhet me ndërtesen e Policisë në Prizren, të gjitha janë incizuar, por Prokuroria nuk na i dërgon.

Duket që ende kanë arsye per të fshehur prova, ata që do duhej t’i hetojnë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat