Ky është rezultati i kandidatit të VV-së në Shqipëri

Aktuale

Ky është rezultati i kandidatit të VV-së në Shqipëri

Nga: A.M. Më: 27 prill 2021 Në ora: 22:24
Iliaz Shehu

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet e parlamentare në Shqipëri.

 Zgjedhjet i ka fituar Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama.

Për rezultatin e zgjedhjeve ka folur kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Iliaz Shehu.

Shehu ka thënë se në këto zgjedhje ka marrë 400 vota.

“Nuk është numër premtues, por nuk e mat shpresën tonë me trishtim. 400 vota, edhe pse të imponuara me siguri nga parregullsitë, për ne premtojnë të nesërme të sigurtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

400 është numri. Nuk është numër premtues, por nuk e mat shpresën tonë me trishtim. 400 vota, edhe pse të imponuara me siguri nga parregullsitë, për ne premtojnë të nesërme të sigurtë. 400 qytetarë më besuan votën e tyre dhe unë u jam thellësisht e përulësisht mirënjohës!

Çdo votues e ka përqafuar të renë në më pak se 2 muaj. Prandaj, këto vota janë të paçmueshme për mua pasi janë akte të guximit dhe të rezistencës. Janë vota të lira. Vota për vetëvendosje e ka vetinë ta shndërrojë secilin votues në aktivist politik.

Tashmë, bashkë jemi më të fortë. Ju keni ardhur me besim te ne dhe ne do të qëndrojmë krah jush me bindjen se fitorja jonë një ditë do të jetë e pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat