Konjufca në 22 vjetorin e masakrës, nderon 25 martirët e fshatit Bukosh të Suharekës

Aktuale

Konjufca në 22 vjetorin e masakrës, nderon 25 martirët e fshatit Bukosh të Suharekës

Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:45
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në 22 vjetorin e masakrës së fshatin Bukosh të Suharekës ka vizituar vendin ku u vranë  dhe masakruan 25 martirë.

Kryetari Konjufca, ishte i shoqëruar me deputetin Salih Zyba që vjen nga po ky fshat i Suharekës.

Ata po ashtu ishin të shoqëruar nga zyrtar të tjerë komunal e qytetarë.

“Jemi ardh me ba homazhe dhe me i nderu, më të dashurit e juve. Ata do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë, sepse vetëm fal sakrificës që ka bërë populli shqiptarë, për liri, vetëm në bazë të kësaj sakrifice ne e gëzojmë këtë që kemi arritur sot”, tha Konjufca para të pranishmëve.

Secili zyrtarë që përfaqëson këtë vend, e ka obligim që prej mëngjesin e deri në mbrëmje të kërkojnë drejtësi për këtë martirë, sepse dhimbja nuk kalon kurrë, ishin fjalët tjera të Konjufcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat