Kadri Veseli po mbahet në EULEX, qarkullon nga aty nën përcjellje

Aktuale

Kadri Veseli po mbahet në EULEX, qarkullon nga aty nën përcjellje

Më: 4 maj 2021 Në ora: 10:38
Kadri Veseli

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij i cili ndodhet për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Ai ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.

Në pamjet e siguruara, Veseli nën përcjelljen e EULEX-it është parë duke dalë nga aty për të qarkulluar tutje dhe që destinacion  mund të jetë Mitrovica, për vizitë te babai, që është edhe arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat