Vjosa Osmani shqyrton garancinë për krerët e UÇK-së në Hagë?

Aktuale

Vjosa Osmani shqyrton garancinë për krerët e UÇK-së në Hagë?

Më: 4 maj 2021 Në ora: 15:36
Vjosa Osmani

Së fundmi është raportuar se shtetet si Kroacia, Austria, Sllovenia dhe Izraeli kanë ofruar garanci për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se edhe presidenca është duke e shqyrtuar këtë çështje.

“Nuk e di e shohim gjatë ditës jemi duke e shqyrtu, nuk kemi diçka konkrete por sapo që të kemi deri në fund të ditës besoj që e shohim”, ka thënë Kupina.

Ai ka deklaruar se Kroacia tashmë e ka mohuar se ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim.

Kujtojmë se deri më tani ka pasur reagime nga OVL e UÇK-së dhe PDK-ja, të cilët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat