“Të falësh është burrëri e nder”, Ramush Haradinaj pajton familjet Hadërgjonaj e Osmanaj

Aktuale

“Të falësh është burrëri e nder”, Ramush Haradinaj pajton familjet Hadërgjonaj e Osmanaj

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:36
Pamje nga pajtimi i dy familjeve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pajtuar dy familje në rajonin e Dukagjinit.

Ai ka qenë prezent në pajtimin e familjes Hadërgjonaj e Osmanaj duke e quajtur këtë akt si burrëri e nderë.

“Të falësh është burrëri, nderë e trimëri!
Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.

Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë” shkruan Haradinaj në njoftim.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat