Akuza e Hajdar Beqës: Kjo ministre e nxiti daljen nga kontrolli të situatës në Kuvend

Aktuale

Akuza e Hajdar Beqës: Kjo ministre e nxiti daljen nga kontrolli të situatës në Kuvend

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:40
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa është deklaruar rreth përplasjeve në Kuvend me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka nxitur sot daljen nga kontrolli të situatës në Kuvendin e Kosovës.

“Ndoshta me e pa PDK-në nuk është diçka që janë mësuar qytetarët. Për VV-në është rutinë. Ata në çdo legjislaturë kanë krijuar imazhe jo të mira edhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Mendoj që seanca nuk u menaxhua mirë nga kryesuesja dhe kontrolli doli nga debati,. Mendoj që nxitja u bë nga ministrja Donika Schwarz. Më duke jo e duhur që ta quaj me mbiemrin Gërvalla, sepse duket se po nënçmohet dhe po fyhet figura e Jusuf Gërvallës”, tha Beqaj.

“Paramendo nëse do të ishte gjallë Jusuf Gërvalla dhe do ta dëgjonte vajzën e tij duke folur . në vitin 2015 pati deklaruar se mezi pret që të formohet Gjykata Speciale për t’i dërguar materiale. Ajo nuk u distancu nga deklarata se UÇK-ja është organizatë terroriste. Ajo i fyu të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Beqa.

Më tutje deputeti i PDK-së tha se Gërvalla ende nuk e ka sqaruar deklaratën që e ka dhënë për UÇK-në.

“Nuk ka më rëndë se një përfaqësues, nëse ka pas deklaratë si qytetarë dhe e quan organizatë terroriste dhe nuk tërhiqet ose nuk e sqaron këtë deklaratë. nuk kemi parë një sqarim ende se a mendon si Serbia që UÇK-ja është organizatë terroriste apo se UÇK-ja është organizatë çlirimtare”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat