Kongresmeni demokrat: Ballkani do t’i rezistojë skenarit të ndryshimit të kufijve

Aktuale

Kongresmeni demokrat: Ballkani do t’i rezistojë skenarit të ndryshimit të kufijve

Më: 8 maj 2021 Në ora: 10:31
David Price

Kongresmeni demokrat nga Karolina Veriore, David Price, beson se shtetet e Ballkanit do t’i rezistojnë situatës në të cilën kufijtë mund të shkaktojnë telashe prapë.

Deklarata e tij vjen pas publikimit të “non-papers” së fundi.

“Nuk jam i sigurt se kush mund të ketë qenë burimi i një çështjeje si kjo. Jam i bindur se kjo ide është shpërndarë në mënyrë diplomatike. Besoj se shtetet e Ballkanit, ashtu siç i njohim ne, do t’i rezistojnë kësaj situate dhe ne do t’i përkrahim ato”, tha ai për mediat e huaja.

I pyetur për ‘non-papers’ nga burime të panjohura, të cilët flasin për ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, Price, një kongresmen me përvojë në politikë të Jashtme, i cili e ka përfaqësuar Qarkun e 4-të të Karolinës Veriore në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 1987, tha se “kjo ia kujton viktimat dhe është kërcënim e rritje së tensioneve në Ballkan” të një zone, siç e quajti ai “të fragmentuar politikisht me paqartësi e mosmarrëveshje të shumta”.

“Vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por edhe të tjerave vende, u është dashur kohë për të zhvilluar demokracinë dhe për t’i forcuar raportet. Ne besojmë se kemi qenë pjesë e ngritjes së nivelit të demokracisë parlamentare, sidomos në Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë. Nuk mund ta imagjinoj se këto vende mund të kthehen në një situatë kur çështja e kufijve sjell paqartësi prapë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat