414 pacientë të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës, 297 të konfirmuar me COVID-19

Aktuale

414 pacientë të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës, 297 të konfirmuar me COVID-19

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:50
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 414 pacientë janë në trajtim në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës.

SHSKUK thotë se po vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë spitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

“Bazuar raportet e datës 8 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës,  në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë  janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”, njofton SHSKUK.

Raporti ditor:

Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë

13  prej tyre në gjendje të rënduar

108  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

135 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 85 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 239 pacientë

15 në gjendje të rënduar

189 të konfirmuar pozitivë

171 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 43 pacientë

Spitali i Gjakovës, 36 pacientë

Spitali i Pejës, 54 pacientë

Spitali i Gjilanit, 37  pacientë

Spitali i Ferizajt, 35 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6  pacientë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat