Hoxha ia përmend VV-së emërimin e fundit familjar: Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake

Aktuale

Hoxha ia përmend VV-së emërimin e fundit familjar: Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:29
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me emërimet familjare nga Lëvizzja Vetëvendosje që po bëhen në Qeverinë Kurti 2.

Hoxha, përmes një postimi në Facebook përmendi Shkurte Aliun, e cila ishte kandidate për deputete në vitin 2017 dhe është motra e deputetit të kësaj Lëvizje, Luan Aliu.

Shkurte Aliu, para disa ditëve është emëruar si anëtarë e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

“Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake – Qeveria Kurti 2”, shkroi Hoxha.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Shkurte Aliu – kandidate për deputete nga LVV në vitin 2017

Shkurte Aliu – motra e deputetit të LVV – Luan Aliu

Shkurte Aliu – u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministri Hajrulla Çeku – 2021

KAQ PËR KLITHMAT KUNDËR BORDEVE FAMILJARE E PARTIAKE – QEVERIA KURTI 2

PO NJËSOJ SI AJO KURTI 1.

NDRYSHIMI…!!! ???’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat