I riu nga Drenasi ka grumbulluar mbi dy mijë kaseta të krimeve serbe

Aktuale

I riu nga Drenasi ka grumbulluar mbi dy mijë kaseta të krimeve serbe

Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:47
Esat Shala

Njëra nga prioritetet e qeverisë Kurti edhe sipas programit qeveritar të shpalosur ditë më parë është padia për gjenocid ndaj Serbisë.

Pavarësisht se nga ekspertë dhe njohës të fushës është vlerësuar e vështirë të realizohet në aspektin juridik faktet për këtë nuk mungojnë.

Mbi dy mijë kaseta me rreth katër mijë orë xhirime të masakrave më të mëdha në Kosovë i ka grumbulluar një i ri nga Drenasi.

Esat Shala shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë dhe nëpërmjet këtyre videove të dëshmohet gjenocidi serb. Këtë ai ia tha së fundi edhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu në një takim.

Në ministrinë e kësaj të fundit thonë se zbardhja e krimeve të luftës është prioritet. Padia për gjenocid është vlerësuar se mund të deponohet deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Kemi fakte të mjaftueshme që me e dënuar Serbinë dhe me burgje ata që kanë bërë krime por edhe me i paguar dëmet e luftës në Kosovë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat