Rrahmani reagon për sulmin në Palestinë, kërkon që të ndalen këto veprime nga shteti i Izraelit

Aktuale

Rrahmani reagon për sulmin në Palestinë, kërkon që të ndalen këto veprime nga shteti i Izraelit

Nga: M.H. Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:14
Eman Rrahmani

Deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me vrasjet që po bëhen në Palestinë.

Rrahmani thotë se ndërhyrja dhe terrorit në në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, përcjell “Bota sot”.

Deputeti i bashkohet thirrjeve të gjitha vendeve demokratike për ndaljen e menjëhershme të këtyre veprimeve nga shteti I Izraelit.

Postimi i plotë

Vrasjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme. Ndërhyrja dhe terrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhrimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren.

U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike per ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit.

Nga 20 të vrarët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat