Kandiq i thotë Kurtit që ndaj Serbisë të provojë metoda tjera, GJND-ja nuk i bënë serbët përgjegjës për gjenocid

Aktuale

Kandiq i thotë Kurtit që ndaj Serbisë të provojë metoda tjera, GJND-ja nuk i bënë serbët përgjegjës për gjenocid

Më: 12 maj 2021 Në ora: 20:02
Natasha Kandiq

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, shkrimtarja dhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq ka thënë se s’ka shancë që GJND’ja ta bëjë përgjegjëse serbët, dhe se Kosova të provojë metoda tjera për ta ndëshkaur Serbinë.

Kandic ka thënë se  Qeveria e re e Kosovës duhet ta raportojë në BE dhe Kombe të Bashkuara se si Serbia nuk po i ndëshkon përgjegjësit brenda Ushtrisë Jugosllave dhe oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vrasjen e rreth 7 mijë civilëve shqiptarë.

“S’ka asnjë shans që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të marrë vendim që Serbia është përgjegjëse për gjenocid në Kosovë. Qeveria e re e Kosovës duhet ta raportojë në Bashkim Evropian dhe Kombe të Bashkuara se si Serbia nuk po i ndëshkon përgjegjësit brenda Ushtrisë Jugosllave dhe oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vrasjen e rreth 7 mijë civilëve shqiptarë, dhe t’iu tregojë atyre (BE’së dhe Kombeve të Bashkuara) se Serbia i trajton ata si heronj, dhe do ta ketë përkrahjen e shoqërisë civile të Serbisë, veçanërisht të Qendrës për të Drejtën Humanitare”, ka thënë Kandic.

Ndërsa, në pyetjen se cilat janë pasojat e kësaj padie ndaj Serbisë, Kandic ishte e qartë se kjo padi nuk duhet të përgatitet, dhe se në Kosovë nuk ka kush ta bëj.

“Më lejoni të përsëris, kjo padi nuk duhet të përgatitet. S’ka ekspertë në Kosovë që mund ta bëjnë një gjë të tillë, derisa ekspertët më të mirë ndërkombëtare nuk do të pranojnë një punë të tillë, përjashto ata që e shohin si një mundësi për të fituar shumë para. Instituti i Krimeve të Luftës duhet të ringjallet. Një ka ekzistuar, tjetri duhet të shfrytëzojë ato çfarë Instituti kishte grumbulluar, dhe të vazhdohet drejt ndërtimit të një institucione të rëndësishë”, ka përfunduar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat