Abdixhiku pas tollovisë te salla “1 tetori”: Një qeveri e tërë në gjumë

Aktuale

Abdixhiku pas tollovisë te salla “1 tetori”: Një qeveri e tërë në gjumë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 09:52
Lumir Abdixhiku

Që nga mëngjesi para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën Anti Covid.

Për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës, derisa, për situatën e krijuar atje ka reaguar edhe shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se një situatë e tillë është papërgjegjësi, e tutje, ka shtuar se ky është “akt i dërgimit të të moshuarve në përballje për jetën”.

“Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën.  Një Qeveri e tërë në gjumë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat