Vlora Çitaku po thotë se nëna e saj priti 4 orë për ta marrë vaksinën: E tmerrshme dhe e dhimbshme

Aktuale

Vlora Çitaku po thotë se nëna e saj priti 4 orë për ta marrë vaksinën: E tmerrshme dhe e dhimbshme

Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:01
Vlora Çitaku

Edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar për tollovinë e krijuar sot në Qendrën e Vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se si nëna e saj, për t’u vaksinuar ka pritur katër orë.

“E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë.

Sot radhët qenkan edhe më të mëdha.

E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra.

Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat