Ish-këshilltari i Kurtit: Jam i bindur që Zemaj do ta menaxhonte më mirë procesin e vaksinimit

Aktuale

Ish-këshilltari i Kurtit: Jam i bindur që Zemaj do ta menaxhonte më mirë procesin e vaksinimit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:29
Shkëlzen Gashi

Publicisti Shkëlzen Gashi, i cili edhe ka qenë këshilltari i Albin Kurtit ka thënë se ish-Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do ta menaxhonte më mirë procesin e vaksinimit se ministri aktual Arben Vitia.

Gashi ka thënë se është i bindur që ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta menaxhonte shumë më mirë këtë situatë.

“Jam i bindun, madje thellë, që Armend Zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. marre.”, ka shkruar Gashi.

Para sallës “1 tetori” ku po bëhet vaksinimi  janë shkaktuar radhë të gjata dhe tollovi, gjë që ka ndikuar në shkeljen e masave kundër përhapjes së koronavirusit, pasi që distanca është e pamundur të mbahet

Ndaj kësaj ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një komunikate ka thënë se kjo vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera.

“Grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre”, thuhet në njofitmin e ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat