Reagon edhe deputetja e AAK-së pas tollovisë së shkaktuar tek salla “1 Tetori”

Aktuale

Reagon edhe deputetja e AAK-së pas tollovisë së shkaktuar tek salla “1 Tetori”

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:13
Time Kadrijaj

Për shkak të festës së Fitër Bajramit të dje është ndërprerë dhënia e vaksinës kundër coronavirusit për personat mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Mirëpo, sot që nga orët e hershme të mëngjesit është shkaktuar tollovi dhe numër i madh i qytetarëve që presin për tu vaksinuar

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj e cila e ka quajtur skandal të qeverisë organizimin e vaksinimit të qytetarëve. 

Postimi i plotë:

“Kjo turmë e madhe e qytetarëve në moshë nuk është protestë por radhë e madhe për pritje të marrjes së vaksinës. Ky është skandal nga qeveria, organizim i dobët e i rrezikshëm për qytetarët me moshë pensioni. Kjo turmë do të sjell valën e re të infeksionit me covid, pa distancë, tollovi, shtyerje, lodhje. Qytetarët nuk e meritojnë një trajtim të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat