Familja e Haki Imerit i reagon Hisen Berishës: Thaçin e quajti vrasës, tregoi kush janë urdhërdhënësit e Tahir Zemajt

Aktuale

Familja e Haki Imerit i reagon Hisen Berishës: Thaçin e quajti vrasës, tregoi kush janë urdhërdhënësit e Tahir Zemajt

Nga: G.B Më: 14 maj 2021 Në ora: 12:33
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë reaguar ndaj Hisen Berishës së PDK-së, i cili ka thënë se SHIK-u kishte shkuar të presidenti Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në Facebook, familja ka thënë se Berisha pas vrasjes së Tahir Zemajt me djalë dhe kushëri, pat dhënë deklarata të forta hetuesve të Unmik-ut, u pat treguar se kush janë urdhërdhënësit e kësaj vrasje, përcjell Bota sot.

Madje, ata kanë thënë se Berisha kishte shkuar edhe te Rugova, si anëtar i 'Sigurimit të Atdheut' -degë e Shik-ut dhe Rugova nuk kishte pranuar kërkesën e Hisen Berishës që ishte: vëllavrasja dhe ishte dëshpëruar shume Hiseni!

Më tej, kanë thënë se po ashtu Berisha e kishte quajtur vrasës Hashim Thaçin, kur ky i fundit e kishte dekoruar Haki Imerin.

Postimi i plotë:

Në Kosovë është kulturë politike që kryetari i partisë të ketë grua dhe dashnore, bile që të gjitha të jenë të angazhuara në të njëjtën parti.

Në Kosovë është kulture politike se nëse je i forti i partisë ke grua dashnore besa qebesa edhe dashnor të huaj dhe të trevës...

Në Kosovë është biznes të akuzosh, ofendosh, urresh dhe më në fund të shitesh.

Dy fjale për Hisen Berishën:

Pas vrasjes së Tahir Zemajt me djalë dhe Kushëri, Hisen Berisha pat dhënë deklarata të forta hetuesve të Unmik-ut, u pat treguar se kush janë urdhërdhënësit e kësaj vrasje.

Bile për këtë rast pat shkuar edhe te Rugova, kuptohet si anëtar i 'Sigurimit të Atdheut' -degë e Shik-ut. Rugova nuk kishte pranuar kërkesën e Hisen Berishës që ishte: vëllavrasja. Ishte dëshpëruar shume Hiseni!

Kur Hashim Thaçi nga frika e Hagës pat dekoruar Haki Imerin që ne familja e ngushtë ishim kundër kësaj dekorate, jemi edhe sot, Hisen Berisha na pat shkruar dhe pat thënë se Hashim Thaçi është vrasës dhe mos e pranoni një dekoratë nga ai.

Personazhe si Hisen Berisha ekzistojnë me bollëk në shoqërinë tonë. Nuk ka rëndësi çka flet i gjori se për karamela të Kadri Veselit, ka gëlltitur gjithë historinë e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat