LDK si Qeveria, përkrah Izraelin: Kanë të drejtë të mbrohen

Aktuale

LDK si Qeveria, përkrah Izraelin: Kanë të drejtë të mbrohen

Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:02
Muhamet Hamiti

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dal në mbrojtje Izraelit në konfliktin me Palestinën.

Zyrtari i LDK’së, Muhamet Hamiti në një konferencë për media ka thënë se LDK’ja mendon se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se janë në një linjë dhe politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.

Përndryshe, ai është shprehur se edhe Qeveria e Kosovës duhet të marrë një qëndrim për këtë.

“Qeveria i din punët e veta, ajo duhet të marrë një qëndrim. LDK mendon se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Sigurisht viktimat civile janë të dhimbshme, por se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe jemi në një linjë me politikën e SHBA’së dhe botës perëndimore”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se duhet të bëhet çmos që ky konflikt të ndalet.

“Viktimat e këtij konflikti janë të dhimbshme dhe duhet të bëhet çmos që kjo të ndalet, po besoj që SHBA dhe partnerët tjerë do të bëjnë çmos që të ndalet ky konflikt”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat