Kosova i doli në mbrojtje, vjen reagimi nga Ministria e Jashtme e Izraelit

Aktuale

Kosova i doli në mbrojtje, vjen reagimi nga Ministria e Jashtme e Izraelit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:22
Flamuri izraelit, i SHBA-së dhe Kosovës

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Yacov Livne të Izraelit e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas.

Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare të shprehur në rrjetin social, Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot përmes një postimi në Twitter deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat