Hoxhaj: Kurti i braktisi qytetarët, Programi qeverisës “paqavër”

Aktuale

Hoxhaj: Kurti i braktisi qytetarët, Programi qeverisës “paqavër”

Më: 17 maj 2021 Në ora: 11:32
Enver Hoxhaj

Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës i ka braktisur qytetarët, derisa ka përmendur edhe grumbullin e të moshuarave që prisnin për tu vaksinuar para sallës “1 Tetori”.

Ndërsa për Programin qeverisës, Hoxhaj në Kuvend, tha se është ikje nga realiteti madje e uqjti “paqavër”.

“Kjo seancë do të duhej të ishte normale dhe të mbahej në fund të marsit dhe jo në mes të majit dhe Qeveria me nguti do të trajtohet vaksinimin e popullatës. Pamjet e shëmtuara ku ata shtyheshin për të marr vaksinë tregon që vendi po lëviz drejt një katastrofe shëndetësore, mirëpo Qeveria i ka braktisur qytetarët sepse ky nuk ka guxim, nuk kanë dije dhe as përvojë”.

“Programin që e kemi nuk ka planë veprimi, nuk ka afate kohore, nuk ka buxhet dhe është programi më i dobët e i kot, për përsëritje të përmbajtjes. Albin Kurti kishte krijuar bindjen se sapo ta udhëheq Qeverinë do ta bë të transformimin ekonomik, politik në vend”.

“Çdo popullist e ka talentin e veçantë, programi është ikie nga realiteti. Zoti Kurti nuk e ka votuar marrëveshjen e MSA-së dhe në program flitet për anëtarësimin në BE, programi është një paqavër”.

Ai tha se si pasojë e pandemisë afër 60 mijë kosovarë i kanë humbur vendet e punës, ndërsa Albin Kurti thotë se do ta rrisë fuqinë blerëse me intervenime në likuiditetin e amvisërisë.

“Kush ju tha që po dalim nga pandemia? Prej kujt i keni këto garanca? Kjo z. Kryeministër, dëshmon se ju seriozisht nuk jeni në tokë të bukës. Pra, këta mijëra të papunë që janë lënë vetëm e pa të ardhura, këto mijëra biznese që janë shuar dhe s’kanë shpresë të rinisin, pa një ndihmë fiskale qeveritare, nuk të kanë bërë përshtypje, por ke dalë menjëherë tek eksporti. Kjo është asgjë më shumë, se abstenim i plotë nga përgjegjësia për ta parë realitetin ashtu siç është dhe për ta ndihmuar ekonominë që t’i bëjë ballë këtij realiteti. Madje as buxhetin e dedikuar për stimulim të ekonomisë në pandemi për bizneset dhe punëtorët, që është paraparë në Ligjin për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, nuk e keni përmendur fare. Nëse nuk doni ta zbatoni atë plan, pse nuk e keni sjellë një plan tuajin atëherë?”.

Ai tha se themelimi një Fondi Sovran dhe një Bankë Zhvillimore është asgjë më shumë se një lojë fjalës.

“Ju në fakt, as për Trepçën, as Postën, as KEK-un, që i keni përdorur si diskurs popullist për të ardhur në pushtet, nuk keni kurrfarë plani”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj, tha se programi i qeverisë Kurti 2 nuk ngjanë fare me programin e që Albin Kurti ka garuar në zgjedhjet e fundit.

“Shumë premtime në fushatë zgjedhore që ishin me tone epike, në program janë tretur dhe ka zero zotime për to: Vendi i garantuar i punës dhe i pagës për të rinjtë nga mosha 16-18, pushimi i lehonisë dhe ai prindëror për 12 muaj, ndërtimi i 160 çerdheve, 600 milionë euro grant për komunat, pensionimi i parakohshëm i pjesëtarëve të policisë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak për të rinjtë, themelimi i Fakultetit të Teknolgjisë Informative, stadiumi nacional afër Prishtinës dhe ndërtimi i pishinës olimpike nuk janë askund. Çfarë do thotë kjo, të gjitha këto kanë qenë vetëm mashtrime elektorale. Është një padrejtësi ndaj 50 për qind të qytetarëve që kanë votuar për ju!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat