Seksizmi i radhës, e gërditshme, ja çka poston ish-zv.ministri i PDK-së

Aktuale

Seksizmi i radhës, e gërditshme, ja çka poston ish-zv.ministri i PDK-së

Më: 17 maj 2021 Në ora: 12:49
Gani Koci

Ish zëvendësministri i Ekonomisë nga PDK-së, sa ishin në pushtet Gani Koci njihet për gjuhen e tij banale karshi rivalëve të tij politik.

Por sot ai ka ofenduar rëndë deputeten e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Koci ka shpërndarë një fotografi ku shihet që po e ndjek seancën e Kuvendit, ku po prezantohet programi i Qeverisë.

E në këtë foto ai fokusin e vë të këmbët e deputetes Kusari-Lila që ishte duke u konsultuar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai fotos ia ka bashkangjitur edhe një shkrim seksit, duke thënë: “Kjo Moza e Kusarëve, nuk mundët pa iu vardisë padronëve!”

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat