Kurti dhe Haradinaj takohen nesër

Aktuale

Kurti dhe Haradinaj takohen nesër

Më: 24 maj 2021 Në ora: 17:19
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar pati paralajmëruar një takim me liderët e partive opozitare, për t’u koordinuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë Serbi.

Ai nesër në mesditë pritet ta takojë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK-së Lulzim Blakaj.

“Takimi mes Kryetarit Haradinaj dhe Kryeministrit Kurti do të mbahet nesër (e martë) në mesditë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat